Ndërlidhjet

Aktivisti bjellorus fiton Çmimin Vaclav Havel


Strasburg, 30 shtator 2013.
Strasburg, 30 shtator 2013.
Aktivisti bjellorus i të drejtave të njeriut, Ales Byalyatski, i cili ndodhet në burg, ka fituar Çmimin Vaclav Havel për të Drejtat e Njeriut, për, siç është thënë, “punën e palodhshme në mbështetje të të drejtave të qytetarëve”.

Fituesi është shpallur në Strasburg, ndërsa çmimi është pranuar nga gruaja e tij, Natalya Pinchuk.

Byalyatcki, i cili kryeson grupin për të drejtat e njeriut Vyasna (Pranvera), është dënuar në nëntor të vitit 2011 me 4 vjet e gjysmë burgim, nën akuzat për evazion fiskal.

Mbështetësit e tij thonë se dënimi është i motivuar politikisht.

Çmimi Vaclav Havel ka vlerën e 60,000 eurove dhe shpërblen personalitetet që veprojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Evropë dhe më gjerë.
XS
SM
MD
LG