Ndërlidhjet

Agimit të Artë do t'i shkurtohen financimet


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Greqisë i ka dorëzuar Parlamentit propozimin për shkurtimin e financimeve shtetërore për partinë e ekstremit të djathtë, Agimi i Artë, udhëheqësi i së cilës është arrestuar të shtunën nën akuzat për anëtarësim në një organizatë kriminale.

Sipas legjislacionit, financimet shtetërore do të shkurtohen për çdo parti nëse ndonjë anëtar i saj drejtues apo deputet ndiqet penalisht.

Legjislacioni thuhet se ka mbështetjen e shumicës.

Agimi i Artë, i cili ka rrënjë neo-naziste, ka hyrë për herë të parë në Parlamentin grek në maj të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG