Ndërlidhjet

Anëtarja e burgosur e “Pussy Riot” ndërpret grevën


Moskë - Përkrahësit e Tolokonnikovas gjatë një proteste më 25 shtator 2013
Moskë - Përkrahësit e Tolokonnikovas gjatë një proteste më 25 shtator 2013
Anëtarja e grupit “Pussy Riot”, Nadezhda Tolokonnikova, e cila është aktualisht e burgosur në Rusi, i ka dhënë fund grevës së urisë, pasi atuoritetet shtetërore u pajtuan ta transferonin atë në një tjeter njësi të burgut.

Më heret gjatë ditës, Këshilli Presidencial për të Drejtat e Njeriut i Rusisë kishte konfirmuar ankesat e saj rreth shkeljes së të drejtave të të burgosurve dhe ju kishte bërë thirrje zyrtarëve që ta hetonin rastin.

Tolokonnikova ishte hospitalizuar të hënën, një javë pasi kishte filluar grevën e urisë në shenjë pakënaqësie me kushtet ne burg dhe pretendimin për kërcënim me vdekje nga një zyrtar i burgut.

Ajo u arestua gjatë një proteste kundër presidentit Putin gjatë vitit 2012.
XS
SM
MD
LG