Ndërlidhjet

Koreja Jugore, SHBA: Nënshkruhet strategjia e re për luftë


Chuck Hagel duke folur në një ceremoni në Seul me rastin e 60 vjetorit të aleancës SHBA - K. Jugore
Chuck Hagel duke folur në një ceremoni në Seul me rastin e 60 vjetorit të aleancës SHBA - K. Jugore
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore e kanë nënshkruar marrëveshjen për strategjinë e re që synon zmbrapsjen e Koresë Veriore nga përdorimi eventual i armatimit atomik dhe i armatimit tjetër të shkatërrimit në masë.

Marrëveshja është nënshkruar sot në Seul, gjatë vizitës së sekretarit amerikan të mbrojtjes, Chuck Hagel.

Nuk janë publikuar çështje specifike të kësaj marrëveshjeje.

Sekretari Hagel tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të përdorë të gjitha kapacitetet e veta ushtarake që t’i ndihmojnë aleatit Koresë Jugore për t’iu kundërvënë Koresë Veriore.

Zoti Hagel dhe shefi i mbrojtjes së Koresë Jugore, Lim Kwan-Hin, poashtu, kanë diskutuar për kërkesën e Seulit që forcat amerikane të vazhdojnë t’i komandojnë trupat amerikane dhe jugkoreane në rast të luftës me Korenë Veriore.

Parashihet që në vitin 2015 Koreja Jugore e merr komandën e forcave të veta në kohë të luftës.
XS
SM
MD
LG