Ndërlidhjet

Dagestan: Nga sulmet – 5 policë dhe 2 civilë të vrarë


Pamje nga një fshat në Dagestan të Rusisë
Pamje nga një fshat në Dagestan të Rusisë
Pesë policë dhe tre civilë janë vrarë në disa incidente të ndara në republikën e trazuar ruse, Dagestan.

Ministria e brendshme e Dagestanit tha se sulmues të panjohur, mbrëmë vonë e kanë vrarë një policë në një kafene, që nuk ishte në detyrë.

Poashtu, dje një person i panjohur e ka vrarë një policë, derisa ai po kthehej në shtëpi.

Sipas ministrisë, në incidentin e tretë, gjatë të shtënave me militantët e dyshuar, që kanë zgjatur deri sot në mëngjes, janë vrarë tre policë dhe tre civilë.

Policia tha se i ka vrarë katër militantë.
XS
SM
MD
LG