Ndërlidhjet

Rusi: Aktivistët e Greenpeace akuzohen për pirateri


Zvicër - Aktivistët zviceranë të Greenpeace duke protestuar kundër Gazpromit në një ndeshje futbolli më 1 tetor 2013
Zvicër - Aktivistët zviceranë të Greenpeace duke protestuar kundër Gazpromit në një ndeshje futbolli më 1 tetor 2013
Hetuesit në qytetin rus Murmansk kanë paditur zyrtarisht të paktën katër aktivistë të Greepeace dhe një fotograf freelancer për pirateri. Pesë të arrestuarit janë nga Rusia, Brazili, Britania, Finlanda dhe Suedia.

Greenpeace i ka komentuar akuzat si “ekstreme dhe joproporcionale”. Nëse do të shpallen fajtorë, të akuzuarit mund të përballen deri me 15 vjet burgim.

Gjatë ditës, priten akuza edhe për aktivistë të tjerë.

Një numër prej 30 aktivistësh të Greepeace u arrestuan muajin e kaluar në ujërat e Arktikut, derisa tre prej tyre po provonin të depërtonin në një platform nafte të kompanisë Gazprom. Autoritetet ruse kapën anijen e Greepeace dhe e derguan ekuipazhin së bashku me aktivistët në qytetin e Murmanskut.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistëve.
XS
SM
MD
LG