Ndërlidhjet

Rusia me databazë për prindërit birësues


Jetimore në Rusi
Jetimore në Rusi
Ministria e Arsimit në Rusi thotë se do të krijojë një databazë federale të prindërve potencialë birësues të qindra fëmijëve të cilët jetojnë në jetimoret ruse.

Yevgeny Silyanov, kreu i departamentit për të drejtat e fëmijëve në këtë ministri, ka thënë se përmes kësaj nisme synohet të gjenden prindërit më të përshtatshëm birësues. Ai nuk sqaroi nëse databaza do të përfshinte edhe shtetas jorusë.

Sipas ministrisë, rreth 32 mijë fëmijë janë birësuar nga jetimoret ruse në pjesën e parë të vitit 2013, derisa numri i përgjithshëm i fëmijëve që vazhdojnë të qëndrojnë nëpër jetimoret e ndryshme në vend është 74 mijë.

Më 1 janar 2013, qeverisa ruse ndaloi birësimin e fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë. Vendimi u morr pasi SHBA-të morrën nismën për t'i futur në listën e zezë të dyshuarit rusë për abuzime.
XS
SM
MD
LG