Ndërlidhjet

Amnesty International: Abuzim masiv i policisë në protestat e kësaj vere në Turqi


Pamje gjatë protestave në Stamboll
Pamje gjatë protestave në Stamboll
Amnesty International thotë se autoritetet turke kanë abuzuar në “mënyrë masive” me të drejtat e njeriut, derisa po përpiqeshin të qetësonin protestuesit antiqeveritarë në verë të këtij viti.

Protestat filluan në maj, në shenjë pakënaqësie me planet e qeverisë për të ndërtuar një qendër tregtare në parkun Gezi të sheshit Taksim në Stamboll.

Në raportin e publikuar sot, me titull “Protestuesit e Gezi parkut: Shkeljet brutale të të drejtave të tubimit paqësor në Turqi”, Amnesty International ka thënë se protestuesit ishin rrahur rënd, duke rezultuar në një të vdekur, dhe se ishte përdorur municion i rëndë kundër tyre.

Disa nga protestueset, sipas këtij raporti, ishin abuzuar edhe seksualisht nga forcat e rendit.
XS
SM
MD
LG