Ndërlidhjet

Obama vazhdon përpjekjet për rihapjen e qeverisë


Barack Obama, president amerikan
Barack Obama, president amerikan
Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Obama do të takohet sot me ligjëvënësit kryesorë në përpjekje për të rihapur qeverinë pjesërisht të mbyllur.

Burimi ju ka thënë mediave amerikane se presidenti do të përpiqet t’i bindë ata për miratimin e një ligji që do të mundësonte rihapjen e qeverisë dhe se do t’ju bëjë thirrje atyre të kalojnë një ligj tjetër që rrit mundësinë e borxhit shtetëror.

Pa këtë të fundit, qeveria amerikane do të mbetet pa paratë e nevojshme për të paguar faturat e saj duke nisur nga mesi i këtij muaji.
XS
SM
MD
LG