Ndërlidhjet

Gjykata shpallë kompaninë AEG Live të pafajshme për vdekjen e Michael Jackson


Michael Jackson
Michael Jackson
Një gjykatë në Los Angeles e ka shpallur kompaninë AEG Live jofajtore për vdekjen e yllit të pop muzikës, Michael Jackson.

Familja Jacksonit e kishte paditur kompaninë për qindra miliona dollarë, duke pretenduar se ishte fajtore për punësimin e mjekut Conrad Murray, i cili ishte shpallur fajtor për vdekjen e Jackson.

Jackson vdiq më 25 qershor 2009 nga një mbidozë medikamentesh. Murray ishte dënuar me katër vjet brugim për vrasje të paqëllimshme në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG