Ndërlidhjet

Fuele: Moldavia ka ende sfida "serioze" në agjendën evropiane


Stefan Fuele, Komisioner për Zgjerim i BE-së
Stefan Fuele, Komisioner për Zgjerim i BE-së
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele thotë se Moldavia është në rrugën të drejtë sa i perket Partneritetit të BE-së me Lindjen, por se duhet të adresojë sfida “serioze” në rrugën e saj për përafrim me BE-në.

Fuele ka thënë se ky vend duhet të përfundojë reformat kushtetuese dhe ligjore, të luftojë korrupsionin dhe të përmirësojë klimën për biznes, dhe se adresimi i këtyre çështjeve nuk mund të presë me gjatë.

Fuele ka siguruar Moldavinë se BE-ja do t’i qëndrojë përkrah, nëse tensionet e jashtme, nga vende si Rusia, do të përpiqen ta diskurajojnë atë në aspiratat për integrim.
XS
SM
MD
LG