Ndërlidhjet

Papa Françesku viziton varrin e shenjtorit prej të cilit e ka marrë emrin


Papa Françesku dhe nje grup kardinalësh, Vatikan
Papa Françesku dhe nje grup kardinalësh, Vatikan
Papa Françesku po qëndron për vizitë në qytetin Assisi të Italisë, për të vizituar varrin e Shenjt Françeskut të shekullit të 13-të, prej nga ka trashëguar emrin edhe ai.

Shenjt Françesku kishte braktisur jetën prej të pasuri për të jetuar në varfëri dhe solidaritet me skamnorët.

Papa Françsku thotë se ka zgjedhur një emër të tillë ngaqë dëshiron të vazhdojë të njejtin mision sikur Shenjt Françesku dikur, dhe ta kthejë Kishën Katolike në strehë për grupet e margjinalizuara të shoqërisë.

Në një intervistë të para disa ditëve, Papa Françesku, i cili shihet si reformator, tha se Kisha Katolike duhet të lërë anash obsesionin me homoseksualit dhe abortin, dhe të kthehet në një institucion misionar në ndihmë të nevojtarëve.
XS
SM
MD
LG