Ndërlidhjet

Vietnam: Vdes komandanti legjendar Giap


Pamje arkivi nga lufta në Vietnam
Pamje arkivi nga lufta në Vietnam
Zyrtarët në Vietnam thonë se gjenerali Vo Nguyen Giap, komandanti ushtarak që vlerësohet si një nga njerëzit kyçë në sigurimin e pavarësisë së vendit dhe largimin e trupave franceze dhe amerikane, ka vdekur.

Ai ishte 102 vjeç.

Zyrtarët thonë se gjenerali vdiq në spitalin ushtarak në Hanoi, por lajmërim zyrtar për vdekjen e tij nuk ka ende.

Gjenerali ndodhej në spital prej javësh për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Giap kishte fituar reputacion pasi mundi forcat franceze në betejën e Dien Bien Phu në vitin 1954, fitore kjo që çoi në pavarësinë e Vietnamit.
XS
SM
MD
LG