Ndërlidhjet

Koreja e Veriut kërcënon presidenten e Jugut


Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye.
Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye.
Ushtria e Koresë së Veriut ka thënë se presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, po udhëheq rajonin drejt një "konfrontimi" të rrezikshëm.

Komisioni për Mbrojtje Kombëtare të Veriut ka thënë se Park, duke u radhitur në anën e Uashingtonit dhe duke bërë përpjekje ta detyrojë Korenë e Veriut që "të çmontojë armët bërthamore", po gërmon varrin e saj.

Deklarata vjen dy ditë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka nënshkruar një plan strategjik me zyrtarë të Koresë së Jugut, i cili synon kundërvënien ndaj sulmeve bërthamore ose kimike nga Koreja e Veriut.

Tensionet ushtarake midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut janë rritur pasi Phenjani ka kryer testin bërthamor në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG