Ndërlidhjet

Rusia i ndalon hyrjen zyrtarit të FIFA-s


Ilustrim
Ilustrim
Rusia ka thënë se nuk do të lejojë një zyrtar të lartë të FIFA-s që të hyjë në vend, pasi është në listën e zezë për rolin e tij të mëparshëm si prokuror federal i Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se Michael Garcia, kryetar i komisionit etik në FIFA, ndodhet në listë të zezë për shkak të përfshirjes së tij në dënimin e tregtarit rus të armëve, Viktor Bout.

Bout është dënuar nga një gjykatë amerikane vitin e kaluar me 25 vjet burgim.

Rusia ka ndaluar hyrjen e 18 shtetave amerikanë këtë vit, për shkak të dyshimeve të saj për shkelje të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG