Ndërlidhjet

Sulmohet baza e al-Shabaab në Mogadishu


Ilustrim
Ilustrim
Grupi islamist nga Somalia al Shabaab thotë se forca të huaja speciale ushtarake kanë sulmuar një prej bazave të saj gjatë natës në një qytet bregdetar, duke vrarë një kryengritës.

Ky grup pretendon se sulmi është kryer nga njësitë elite “perëndimore” të cilët kanë ateruar në plazh në qytetin Barawe, që është 180 kilometra në lindje të kryeqytetit.
Ende nuk dihen arsyet e sulmit mbi bazën e këtij grupimi.

Në shtator të vitit 2009, njësite komando të Navy SEALS kanë ndërmarr një operacion në Barawe, ku u vrarë gjashtë njerëz, përfshirë edhe Saleh Ali Saleh Nabhan, një prej krerëve më të lartë të Al-Kaidas në këtë rajon.

Grupi al-Shabaab është i lidhur me Al-Kaidas, ndërsa ka marr përsipër sulmin e fundit në një qendër tregtare në Kenya, që ngjau dy javë më parë.

Në këtë sulm, u vrarë të paktën 67 personave, ndërsa u lënduar qindra të tjerë.
XS
SM
MD
LG