Ndërlidhjet

Obama: Irani – një vit e më tepër larg bombës atomike


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani është “një vit e më tepër” larg nga prodhimi i bombës atomike.

Këto komente zoti Obama i bëri gjatë një interviste ekskluzive për agjencinë Associated Press, që u publikua sot.

Duke u përgjigjur për vlerësimin e inteligjencës amerikane për afatin eventual të Iranit për prodhimin e armatimit bërthamor, Obama tha se “vlerësimi ynë vazhdon të jetë një vit e më tepër larg, dhe në fakt, vlerësimi ynë është me gjasë më konservator se vlerësimi i shërbimeve të inteligjencës së Izraelit”.

Izraeli ka thënë se Irani është vetëm disa muaj larg nga krijimi i kapaciteteve të afta për prodhimin e bombës atomike.
XS
SM
MD
LG