Ndërlidhjet

Londër: Malala nderohet me çmimin Politkovskaya


Malala Yousafzai gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë
Malala Yousafzai gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë
E reja pakistaneze, Malala Yousafzai, e cila e ka mbijetuar një sulm të talibanëve, mbrëmë është nderuar me çmimin prestigjioz, që e bartë emrin e gazetares së vrarë ruse, Anna Politkoskaya.

Ajo ishte qëlluar me armë derisa udhëtonte për në shkollë, në pjesën veriperëndimore në Pakistan, në tetor të vitit 2012.

Ky çmim jepet për çdo vit nga grupi “Raw in War” për ferma që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ky grup tha se 16 vjeçarja Yousafzai, 16 vjeçare, ishte zgjedhur “për kurajon e saj për të folur hapur kur askush tjetër nuk e ka pasur këtë guxim, për fuqinë e saj për tu dhënë zë shumë grave dhe vajzave, zërat e të cilave nuk mund të dëgjohen, dhe për besimin e saj të pasionuar në përurimin e arsimit për vajza”.

Këtë çmim ajo e mori në Londër nga Nicholas Winton, 104 vjeçar, i cili është i njohur se i ka shpëtuar fëmijët hebrenjë nga ish-Çekosllovakia e okupuar nga nazistët.
XS
SM
MD
LG