Ndërlidhjet

Afganistan: Në zgjedhjet presidenciale – ministrat dhe komandantët


Pamje nga kryeqyteti Kabul në Afganistan
Pamje nga kryeqyteti Kabul në Afganistan
Së paku 13 politikanë qeveritarë dhe komandantë të luftës, sot janë regjistruar si kandidatë për zgjedhjet presidenciale në Afganistan, pak çaste para se të mbyllej afati për paraqitje të kandidatëve.

Ky proces është shënuar me marrëveshje në mesin e liderëve të fuqishëm rajonalë, të teknokratëve të stërvitur nga perëndimi dhe liderëve fisnorë, në manovrime intensive politike.

Ndër kandidatët udhëheqës përfshihen ish-ministrat e jashtëm, Abdullah Abdullah dhe Zalmai Rassoul, ish-ministrat e financave, Ashraf Ghani dhe Awarul Haq Ahadi, dhe ish-ministri i mbrojtjes, Abdul Rahim Wardak.

Qayum Karzai, vëlla i presidentit aktual, Hamid Karzai, poashtu, është regjistruar.

Më 16 nëntor, Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve në Afganistan do ta publikoj listën përfundimtare të kandidatëve, që marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG