Ndërlidhjet

Afganistan: Gjermania e ka dorëzuar bazën te forcat vendëse


Ushtarët gjermanë gjatë një patrulle në provincën Kunduz në Afganistan
Ushtarët gjermanë gjatë një patrulle në provincën Kunduz në Afganistan
Gjermania e ka dorëzuar një bazë kryesore të saj në pjesën veriore të Afganistanit, te forcat lokale të sigurisë.

Transferi i sotëm i bazës në provincën Kunduz, është pjesë e tërheqjes graduale të forcave perëndimore, deri në fund të vitit të ardhshëm.

Duke folur në ceremoninë e pranim-dorëzimit, ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, tha se për më tepër se 10 vjet të misionit në Kunduz, ushtarët gjermanë kanë “ndërtuar, luftuar, kanë qajtur, kanë ngushëlluar, kanë vrarë dhe kanë rënë këtu”.

Më se 20 mijë trupa gjermane ishin vendosur në Kunduz.

Gjatë misionit në këtë provincë afgane janë vrarë 35 ushtarë gjermanë, që është numri më i madh i ushtarëve gjermanë të vrarë pas Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG