Ndërlidhjet

Libi: Qeveria kërkon qartësi nga Shtetet e Bashkuara


Pamje nga një stërvitje e forcave speciale amerikane
Pamje nga një stërvitje e forcave speciale amerikane
Libia thotë se ka kërkuar shpjegim nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara për ndërhyrjen ushtarake në kryeqytetin Tripoli, për ta zënë një shtetas të Libisë, për shkak të sulmit me bomba kundër ambasadave amerikane në Afrikë, para 15 vitesh.

Në një kumtesë të sotme, qeveria e Libisë ka theksuar “dëshirën që shtetasit libianë të gjykohen në vendin e tyre, çfarëdo qofshin akuzat kundër tyre”.

Qeveria, poashtu, ka shprehur shpresën se incidenti nuk do ta dëmtoj “partneritetin strategjik” me Shtetet e Bashkuara.

Kjo deklaratë u bë pasi forcat speciale të Shteteve të Bashkuara, e kanë zënë njërin nga liderët e al-Kaidës, Nazih Abdul-Hamed al-Ruqai, i njohur si al-Libi, i akuzuar për sulmin me bomba në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, në vitin 1998, me ç’rast janë vrarë 224 vetë.
XS
SM
MD
LG