Ndërlidhjet

Rusi: Arriti Flaka Olimpike


Pamje nga ceremonia e pranim - dorëzimit të Flakës Olimpike nga Greqia në Rusi
Pamje nga ceremonia e pranim - dorëzimit të Flakës Olimpike nga Greqia në Rusi
Flaka Olimpike sot ka arritur në Moskë, para Lojërave Dimërore 2014, në Soçi, në Detin e Zi.

Gjatë një ceremonie në aeroportin moskovit Vnukovo-3, zëvendëskryeministri i parë i Rusisë, Dmitry Kozak, tha se “rruga kah kjo ditë nuk ishte e lehtë” për Rusinë, por sipas tij, “kjo kaloi me nder”.

Flaka kishte ndriçuar në Olimpin Antik në Greqi, deri më 29 shtator, kur atë e kishte marrë delegacioni i Rusisë.

Rrugëtimi i Flakës Olimpike do të filloj nesër dhe do të përfundoj në një stadium olimpik në Soçi, më 7 shkurt të vitit të ardhshëm, kur bëhet hapja solemne e Lojërave Olimpike Dimërore.
XS
SM
MD
LG