Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov diskutojnë për Sirinë në margjina të samitit


Sekretari John Kerry dhe ministri Sergei Lavrov në OKB, shtator 2013
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergei Lavrov kanë diskutuar për Sirinë, në margjinat e një samiti aziatik në Bali të Indonezisë.

Kerry tha se fillimi i procesit të eleminimit të armëve kimike siriane është një “fillim i mirë”, dhe se regjimit të Bashar al-Assadit duhet t’i jepen meritat për përmbajtjen ndaj marrëveshjes në mes të Kerrit dhe Lavrov të arritur muajin e kaluar.

Kerry tha se ai dhe Lavror janë pajtuar për datën e një konference për paqen për Sirinë, e cila do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lavror tha se Rusia do të bëjë “gjithçka” për të siguruar që Assadi do të ndjekë rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shkatërrimin e armëve kimike.
XS
SM
MD
LG