Ndërlidhjet

Rinisin kërkimet për të zhdukurit në Lampedusa


Lampedusa, Itali
Lampedusa, Itali
Në Itali, zhytësit kanë rinisur kërkimet për trupat e zhdukur nga mbytja e një anijeje pranë ishullit Lampedusa.

Anija, me rreth 500 migrantë të paligjshëm, shumica nga Eritrea dhe Somalia, është mbytur të enjten.

Migrantët kishin kaluar dy ditë në det, duke udhëtuar nga Libia.

Tetëdhjetre trupa janë gjetur të dielën, duke çuar në 194 numrin zyrtar të të vdekurve.

Rreth 200 njerëz vazhdojnë të figurojnë ende të zhdukur, ndërsa 155 të tjerë i kanë mbiejtuar aksidentit.

Lampedusa shtrihet midis Tunizisë dhe Sicilisë dhe është destinacion i madh për migrantët në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG