Ndërlidhjet

Dy të vdekur nga tajfuni në Kinë


Ilustrim
Ilustrim
Së paku dy persona kanë humbur jetën nga tajfuni Fitow në juglindje të Kinës.

Erërat e fuqishme kanë goditur të hënën në mëngjes me një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë.

Mbi 500,000 banorë të provincës Zhejiang janë evakuuar.

Niveli i shirave në këtë zonë ka arritur në 29 centimetra.

Guvernatori Li Qiang u ka bërë thirrje autoriteteve lokale që të inspektojnë digat dhe rezervuaret.
XS
SM
MD
LG