Ndërlidhjet

Greqia "do të dalë nga recesioni më 2014"


Ilustrim
Ilustrim
Greqia do të dalë nga recesioni në vitin 2014, me një rritje ekonomike prej 0.6 për qind. Kjo, sipas projekt-buxhetit që ka prezantuar sot Qeveria greke.

"Parashohim dalje nga recesioni më 2014. Sakrificat që ka përjetuar populli grek, pas një periudhe të dhimbshme, kanë dhënë rezultate. Kemi shenjat e parë për dalje nga kriza vitin e ardhshëm", ka thënë zv/ministri grek i Financave, Hristos Staikuras.

Greqia ndodhet në vitin e gjashtë të recesionit.

Projekt-buxheti po ashtu parasheh që në vitin 2014 të ketë suficit prej 2.8 miliardë eurosh, ose 1.6 për qind të bruto prodhimit vendor.

Arritja e suficitit buxhetor është kusht kryesor për vendin që të nisë negociatat me kreditorët ndërkombëtarë për tejkalim të krizës së borxheve.
XS
SM
MD
LG