Ndërlidhjet

Nisin takimet dypalëshe në Bruksel


Foto arkivi
Foto arkivi
Në Bruksel ka nisur takimi midis Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, aktualisht po takon kryeministrin (e Serbisë), Daçiq; kjo do të pasohet nga një takim dypalësh i Ashtonit me kryeministrin (e Kosovës), Thaçi. Takimi i përbashkët pritet pas dy takimeve bilaterale”, bën të ditur zyra e BE-së.

Temë kryesore e bisedimeve të sotme Thaçi-Daçiq pritet të jetë përparimi në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale në Kosovë.
XS
SM
MD
LG