Ndërlidhjet

OKB: Ban rekomandon ekip prej 100 anëtarësh në Siri


Ban Ki-moon
Ban Ki-moon
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka rekomanduar që detyra për eliminimin e armatimit kimik të Sirisë të ndahet ndërmjet OKB-së dhe Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik, me ç’rast do të duhej involvimi i afro 100 njerëzve.

Kjo letër ishte përgjigje ndaj rezolutës së muajit të kaluar të Këshillit të Sigurimit, me të cilën urdhërohet që arsenali i armatimit kimik të Sirisë të sigurohet dhe shkatërrohet, dhe kërkohet nga zoti Ban që t’i paraqes rekomandimet për rolin e Kombeve të Bashkuara në shkatërrimin e armatimit kimik në Siri.

Të dielën, një ekip i Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik për të parën herë e ka mbikëqyrë personelin sirian gjatë shkatërrimit të një pjese të arsenalit të armatimit kimik të Sirisë, përfshirë koka raketore dhe raketa.
XS
SM
MD
LG