Ndërlidhjet

SHBA: Shpresohet për arritjen e marrëveshjes me Afganistanin


Pamje e një pjese të Kabulit në Afganistan
Pamje e një pjese të Kabulit në Afganistan
Uashingtoni thotë se shpreson se marrëveshja për rolin e ardhshëm të trupave amerikane në Afganistan, pasi nga ky vend të largohet pjesa më e madhe e ushtarëve të jashtëm, deri në fund të vitit 2014, do të nënshkruhet së shpejti.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të shtetit tha mbrëmë se të dy palët vazhdojnë të bëjnë progres.

Këto komente u bënë disa orë pasi presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe forcat e NATO-s për shkeljen e sovranitetit të Afganistanit.

Kjo deklaratë e tij u bë pas sulmit ajror të NATO-s në provincën Nangarhar më 5 të këtij muaji.

Kabuli tha se pesë civilë ishin vrarë.

Por, NATO-ja tha se i kishte marrë në shënjestër militantët, që ishin përpjekur për ta sulmuar aeroportin i cili shfrytëzohet nga forcat ndërkombëtare, por ka premtuar se do të zhvillohen hetime.
XS
SM
MD
LG