Ndërlidhjet

Turqia heq ligjin që ndalonte bartjen e shamisë në institucione


Kryeministri i Turqisë, Minister Tayyip Erdogan
Kryeministri i Turqisë, Minister Tayyip Erdogan
Turqia ka hequr ndalesën disa dekadëshe për mbajtjen e shamisë në institucionet shtetërore, si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse.

Në një fjalim para deputetëve të partisë së tij, kryeministri Recep Tayyip Erdogan tha, “Kemi braktisur një ligj arkaik, cili ishte në kundërshtim me shpirtin e republikës”.

Tani, shërbyeset civile janë të lejuara të bartin shaminë, në vendet e tyre të punës.

Megjithatë, ligji i cili daton që nga viti 1925, mbetet ende në fuqi për gjyqësorin dhe ushtrinë.

Turqia i ka dhënë gjithashtu fund praktikës së recitimit të betimit kombëtar, gjatë çdo fillimi të javës nëpër shkolla.

Erdogan është akuzuar për shkatërrimin e bazamenteve sekulare të republikës turke.
XS
SM
MD
LG