Ndërlidhjet

Kirgizi: Protestuesit bllokojnë sërish rrugën


Miniera e arit Kumtor
Miniera e arit Kumtor
Protestuesit që kërkojnë nacionalizimin e minierës më të madhe të arit në Kirgizi, Kumtor, e kanë bllokuar përsëri një autostradë në një provincë jugore të këtij vendi, pasi i kishin hequr barrikadat për një kohë të shkurtër.

Rreth 400 protestues dolën në rrugë dhe vendosën barrikada mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në kërkesat për ta kthyer minierën nën menaxhimin shtetëror.

Protesta kishte pasur edhe më heret gjatë vitit, me ç’rast qeveria kishte dalë me një memorandum, që parasheh një marrëveshje të re me kompaninë kanadeze Centerra Gold që aktualisht operon me minierën.
XS
SM
MD
LG