Ndërlidhjet

Britania fillon përmirësimin e mardhënieve me Iranin


William Hague, Ministër i Jashtëm i Britanisë
William Hague, Ministër i Jashtëm i Britanisë
Sekretari i Jashtëm britanik William Hague thotë se Britania dhe Irani kanë filluar një proces që mund të dërgojë në rihapjen e ambasadave, pas ndërprerjes së mardhënieve diplomative mes dy vendeve në vitin 2011.

Hague i ka thënë paralmentit britanik sot, se ai dhe homologu i tij iranian janë pajtuar “që të emërojnë të ngarkuar jorezidentë me punë, të cilët do të mandatohen që të ndërtojnë mardhëniet mes dy shteteve, përfshirë edhe hapat për rihapjen eventuale të ambasadave”.

Megjithatë, Hague ka thënë se e ardhmja e mardhënieve mes Britanisë dhe Iranit do të varet nga hapat konkretë nga të dyja palët.

Ai shtoi se Teherani duhet të bëjë ndryshime fundamentale në planin e saj bërthamor nëse dëshiron që komuniteti ndërkombëtar t’i lehtësojë sanksionet.
XS
SM
MD
LG