Ndërlidhjet

Pentagoni me të dërguar të ri për mbylljen e Guantanamos


Pamje nga Guantanamo
Pamje nga Guantanamo
Pentagoni ka emëruar një të dërguar special për mbylljen e burgut të Guantanamos.

Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hegel deklaroi të martën, se Paul M. Lewis do të jetë i dërguari i ri.

Hegel tha se emërimi është pjesë e nje direktive të presidentit Obama, të lëshuar në maj.

Obama e ka krijuar këtë pozitë si pjesë e përshpejtimit të hapave për mbylljen e burgut te Guantanamos, ku mbaheshin të dyshuarit për terrorizëm nga vendet e tjera.

Ai i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes që të themelojë një tjetër vendqëndrim brenda SHBA-së ku do të mbaheshin gjyqet ushtarake për të arrestuarit e Guantanamos.
XS
SM
MD
LG