Ndërlidhjet

Aliyev fiton mbi 80 për qind të votave


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Mbështetësit e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kanë nisur të festojnë fitoren e tij të pritur.

Sipas exit-polleve, Aliyev ka fituar 84 për qind të votave në zgjedhjet e sotme presidenciale.

Kandidati i opozitës së bashkuar, Camil Hasanli, ka dalë i dyti me rreth 8 për qind.

Hasanli ka lëshuar një deklaratë duke thënë se “falsifikimi i tërësishëm i zgjedhjeve është shkelje brutale e të drejtës së popullit për zgjedhje”.

Aliyev mban pushtetin qysh në vitin 2003, kur ka pasuar babain e tij, Heydar Aliyev.
XS
SM
MD
LG