Ndërlidhjet

Hiqet nga detyra zv/shefi i forcave bërthamore amerikane


Ilustrim
Ilustrim
Zëvendëskomandanti i forcave bërthamore të Shteteve të Bashkuara është hequr nga detyra.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se admirali Tim Giardina është larguar për shkak të akuzave se ka luajtur kumar.

Ata kanë sqaruar se Giardina nuk hetohet për ndonjë veprim të përfshirë me postin e tij në Komandën Staretgjike.

Zyrtarët kanë thënë se vendimi për të hequr Giardinën nga detyra është miratuar nga presidenti Barack Obama dhe sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel.
XS
SM
MD
LG