Ndërlidhjet

Malala fiton Çmimin Sakharov


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai
Aktivistja e arsimit në Pakistan, Malala Yousafzai, ka fituar Çmimin Sakharov të Parlamentit Evropian për vitin 2013.

16-vjeçarja ka qenë shënjestër e një sulmi taliban, tetorin e kaluar, i cili ka ndodhur në Luginën Suat të Pakistanit.

Çmimi Sakharov ka vlerën e 50 mijë eurove dhe ndahet çdo vit nga Parlamenti Evropian, për të nderuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së shprehjes.

Malala është favorite për të fituar edhe Çmimin Nobel për Paqe, i cili do të ndahet të premten.
XS
SM
MD
LG