Ndërlidhjet

Sulme me bomba të tregje të Pakistanit


Kueta, 10 tetor 2013.
Kueta, 10 tetor 2013.
Shpërthimet me bomba në tregje të populluara të Pakistanit kanë vrarë së paku gjashtë njerëz.

Pesë të vrarë dhe 35 të plagosur janë regjistruar në qytetin Kueta të provincës Baluçistan.

Në Lahore, sipas shifrave të policisë, është vrarë një dhe janë plagosur së paku 11 njerëz të tjerë.

Lahorja është kryeqytet i provincës lindore të Punxhabit, e cila për kohë të gjatë ka qenë imune nga kryengritja e militantëve islamikë në rajonet pashtune.
XS
SM
MD
LG