Ndërlidhjet

Kore Veriore: Nëna e amerikanit, viziton sot të birin


 Kenneth Bae
Kenneth Bae
Nëna e një amerikani, që po mbahet nën arrest në Korenë Veriore, që prej njëmbëdhjetë muajsh, ka arritur atje, pas lejes për ta vizituar të birin.

Takimi mes Myunghee Bae dhe të birit të saj Kenneth Bae, pritet të ndodhë sot.

Kenneth Bae, një misionar i krishterë, u arrestua nëntorin e kaluar, derisa po drejtonte një grup turistësh në një rajon të Koresë Veriore, që ndalon në mënyrë strikte vizitat e karakterit fetar.

Ai është dënuar me pesëmbëdhjet vjet punë të rëndë fizike, pavarësisht se vuan nga diabeti.

Gjatë verës ai u hospitalizua meqë kishte humbur 23 kilogramë peshë.

Bae është amerikani fundit që po mbahet në Kore, që nga viti 2009. Të tjerët janë liruar pa i vuajtur dënimet.
XS
SM
MD
LG