Ndërlidhjet

Beograd: Qendra për të Drejtën Humanitare, prezanton dosje për krimet e luftës në Kosovë


Pamje arkivi nga Haga
Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd do të prezantojë sot dosjen për “Brigadën 125 të Ushtrisë Jugosllave”, për krimet e kryera në luftën e fundit në Kosovë në zonën e përgjegjësisë së kësaj brigade, ku u vranë 1,813 civilë shqiptarë, 216 prej të cilëve janë të regjistruar si të humbur.

Asnjë nga personat të cilët i përmend raporti i kësaj organizate nuk janë akuzuar ende për krimet që përmenden aty.

Dokumenti është krijuar në bazë të dëshmive të dhëna nga dëshmitarët e mbijetuar dhe familjet e viktimave, dokumente të ushtrisë, raporte të forenzikës dhe dëshmi të tjera, të dhëna para Gjykatës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, në Hagë.
XS
SM
MD
LG