Ndërlidhjet

Libi: Shpërthen një bombë pranë konsullatës së Suedisë


Ilustrim/Flamuri i Libisë
Ilustrim/Flamuri i Libisë
Një veturë bombë ka shpërthyer jashtë konsullatës së Suedisë në Bengazi, të Libisë.

Shpërthimi dëmtoi hyrjen e ndërtesës së konsullatës dhe disa shtëpi përreth, por nuk raportohet për dëme në njerëz.

Misioni suedez është nga misionet e pakta ndërkombëtare në Bengazi.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi vjen pak ditë, pasi militantët islamikë, kishin thënë se do të hakmerreshin për arrestimin e një të dyshuari për terrorizëm, nga ana e komandove ushtarake amerikane.
XS
SM
MD
LG