Ndërlidhjet

BE kërkon lirimin e Tymoshenkos


Ish-kryeministria e Ukraines, Yulia Tymoshenko
Ish-kryeministria e Ukraines, Yulia Tymoshenko
Bashkimi Europian i ka kërkuar Ukrainës që ta lirojë ish-kryeministren Yulia Tymoshenko, nësë dëshiron të nënshkruajë marrëveshje të rëndësishme më vendet e bllokut, në të ardhmen .

Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fuele, i bëri këto komente gjatë një tryeze të rrumbullakët sot në Kiev.

Ai tha, se Kivei duhet të tregojë rezultate të prekshme në reformimin e ligjit për zgjedhjet dhe sistemit gjyqësor.

BE-ja ka kohë që po kërkon faljen, ose lirimin për trajtim mjekësor jashtë vendit të Timoshenkos.

Ukrania pret të nënshkruajë një Marrëveshje Asocimi me BE-në në nëntor.
XS
SM
MD
LG