Ndërlidhjet

Rusi: Snowden u takua me babain e tij


Lon Snowden (djathtas) duke dhënë deklarata për mediat ruse me të arritur në aeroportin Sheremetyevo në Moskë
Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Sonwden, është takuar me babain e tij, Lon Snowden, në një vend të panjohur në territorin e Moskës.

Babai Snowden kishte arritur dje në Moskë, me shpresë se do të takohej me djalin e tij, i cili e ka fituar statusin e refugjatit të përkohshëm në Rusi, pasi kishte zbuluar informacione sekrete për përpjekjet e spiunimit amerikan në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e jashtme.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax sot e ka cituar “burimin”, që ka thënë se takimi i babait Lon me të birin Edward, “tashmë është mbajtur dhe se ishte shumë emocional”.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar nga Rusia që ish-kontraktori Snowden tu dorëzohet autoriteteve amerikane.
XS
SM
MD
LG