Ndërlidhjet

Egjipt: Nga fundosja e anijes 12 imigrantë e humbën jetën


Ilustrim i një anijeje me imigrantë ilegalë
Ilustrim i një anijeje me imigrantë ilegalë
Së paku 12 imigrantë janë mbytur në det, ndërsa 116 të tjerë kanë shpëtuar, pasi anija e tyre ishte fundosur në bregdetin e Egjiptit.

Kjo anije u fundos sot afër portit Aleksandria.

Sipas disa raporteve, shumica e imigrantëve ishin palestinezë dhe sirianë.

Egjipti i ka pranuar më se 100 mijë sirianë, që kanë ikur nga lufta civile në vendin e tyre.

Ky incident ndodhi një javë pasi më se 300 imigrantë humbën jetën kur anija e tyre u fundos në ishullin italian Lampedusa, ndërsa janë shpëtuar më se 150 vetë.
XS
SM
MD
LG