Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – dy ushtarë të vrarë


Pamje në një qytet të Pakistanit pas një sulmi me bombë
Së paku dy ushtarë të Pakistanit janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në rajonin e trazuar fisnor afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët pakistanezë thanë se edhe dy ushtarët të tjerë ishin plagosur, kur personi vetvrasës e drejtoi makinën me eksploziv në konvojin ushtarak në qytetin Vana, që është më i madhi në territorin fisnor të Vaziristanit Jugor.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulm.

Rajonet në Vaziristanin Jugor dhe Verior konsiderohen se janë bazë e fuqishme e militantëtve të ndërlidhur me talibanët, al-Kaidën dhe me lëvizjet e tjera aleate ekstremiste.
XS
SM
MD
LG