Ndërlidhjet

Afganistan: Karzai dhe Kerry biseduan për siguri


John Kerry në helikopter pasi kishte arritur për vizitë të paparalajmëruar në Afganistan
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, janë takuar në Kabul, me qëllim të zgjidhjes së dallimeve për marrëveshjen e cila do ta përcaktonte të ardhmen e forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Pritet që gjatë ditës së sotme bisedat të vazhdojnë.

Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve, pas bisedimeve të mbrëmshme, se dallimet janë “zvogëluar në pjesën në të madhe të çështjeve të diskutueshme”.

Megjithatë, ky zyrtar ka refuzuar të thotë se a është bërë progres i mjaftueshëm, që do të mundësonte arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për Aranzhimet Bilaterale të Sigurisë, deri në fund të këtij muaji, ashtu siç dëshiron Uashingtoni.

Marrëveshja synon krijimin e rregullave sipas të cilave forcat amerikane do të mbeteshin në Afganistan, për të ndihmuar në trajnim dhe kundërterrorizëm, pasi forcat e jashtme luftarake të tërhiqen nga ky vend, deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG