Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Opozita demonstroi kundër rizgjedhjes së Alijevit


Pamje nga protesta e sotme në Baku të Azerbajxhanit
Pamje nga protesta e sotme në Baku të Azerbajxhanit
Aktivistët opozitarë janë mbledhur në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit për të protestuar kundër fitores bindëse të Ilham Alijevit në zgjedhjet presidenciale.

Kjo demonstratë, që u mbajt sot brenda stadiumit në lagjen Jasmal të kryeqytetit Baku, ishte organizuar nga Këshilli Kombëtar i Forcave Demokratike në opozitë dhe ishte lejuar nga autoritetet.

Policia tha se në tubim morën pjesë 1500 vetë, ndërsa organizatori tha se numri ishte 15 mijë.

Policia për një kohë të shkurtër i arrestoi afro 10 aktivistë në fund të demonstratës, pasi ata kishin brohoritur parulla kundër qeverisë, jashtë stadiumit.

Sipas rezultateve zyrtare nga zgjedhjet presidenciale, të mbajtur më 9 tetor, presidenti aktual, Ilham Alijev, fitoi 85% të votave.

Kandidati i opozitës së bashkuar, Camil Hasanli, ka fituar afro 5% të votave.

Vëzhguesit e OSBE-së i kanë kritikuar votimet, duke vlerësuar se kanë pasur “të meta serioze” dhe se ato ishin përshkruar me “ambienti të kufizuar të mediave” dhe akuza për keqtrajtime.
XS
SM
MD
LG