Ndërlidhjet

Rusi: Nga ndeshja në rrugë – 13 imigrantë të vrarë


Pamje pas aksidentit të trafikut në Samara të Rusisë nga i cili u vranë 13 punëtorë të jashtëm
Pamje pas aksidentit të trafikut në Samara të Rusisë nga i cili u vranë 13 punëtorë të jashtëm
Nga ndeshja e një autobusi të vogël dhe një kamioni në rajonin jugor Samara të Rusisë, kanë humbur jetën 13 punëtorë të jashtëm.

Agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass, duke cituar degën lokale të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë, raportoi, poashtu, se dy persona janë plagosur rëndë, në këtë fatkeqësi trafiku, që ndodhi aty kah mesnata e kaluar.

Sipas raportit, të dy makinat u ndeshën kokë për koke, ndërsa autobusi i vogël u përfshi nga zjarri.

Një zëdhënës i policisë tha se në këtë autobus gjendeshin 14 udhëtarë, 11 shtetas të Uzbekistanit, dy nga Taxhikistani dhe një nga Azerbajxhani.

Shoferi 36 vjeçar, i shpëtoi aksidentit dhe është arrestuar.

Ai tha se aksidenti ishte shkaktuar nga shpërthimi i gomës.
XS
SM
MD
LG