Ndërlidhjet

Irani refuzon të largojë nga vendi materialet nukleare


Flamuri iranian
Flamuri iranian
Zv.ministri i Punëvë të Jashtme i Iranit, ka thënë se ky vend nuk është i gatshëm të largojë nga vendi arsenalin e tij të materialeve të pasuruara me uranium, por se ka gatishmëri për të treguar fleksibilitet në aspekte të tjera të programit nuklear.

Abbas Araqci, iu ka thënë mediave shtetërore, se “ne do të neogociojmë volumin, nivelin dhe metodat e pasurimit, por dërgimi jashtë vendit i materialeve tashmë të pasuruara me uranium, e tejkalon vijën e kuqe të shtetit iranian”.

Araqchi, ka folur vetëm dy ditë para takimit të martes në Gjenevë, të parit në mes të Iranit dhe fuqive botërore, që nga koha kur presidenti Rohani morri pushtetin.

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif është kryenegociator, me të ashtuquajturin grup P5+1, ku marrin pjesë Shtete e Bashkuara, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania.
XS
SM
MD
LG