Ndërlidhjet

L.A: Vonesa në fluturime pas një shpërthimi pa pasoja në aeroport


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Los Anxheles, njoftojnë se pas shpërthimit të një shisheje plastike, u shënuan vonesa në katër fluturime në aeroportin ndërkombëtar të këtij qyteti.

Një zëdhënëse e FBI-së, Laura Eimiller, tha se shpërthimi u shkaktua nga një reaksion kimik në një toalet të punëtorëve në terminalin numër 2.

Nuk pati të lënduar, por autoritetet mbyllën terminalin dhe hetuan vendin përreth, derisa gjetën shishen që e kishte shkaktuar shpërthimin.
XS
SM
MD
LG