Ndërlidhjet

Sot jepet Nobeli për ekonomi


Pamje nga një ceremoni e ndarjes së Nobelit
Pamje nga një ceremoni e ndarjes së Nobelit
Fituesi i çmimit Nobel për ekonomi do të jepet sot, pas mesditës.

Favoritë për këtë çmim janë ekonomisti nga Universiteti i Harvardit, Robert Barro dhe ai nga Universiteti i Nju Jorkut, Paul Romer.

Çmimi, i cili zyrtarisht titullohet Çmimi i Bankës Qëndrore Suedeze, nuk është një nga çmimet origjinale të Nobelit.

Ai u themelua tek më 1968 nga Banka e Suedisë, në kujtim të Alfred Nobelit.

Çmimi ka gjithsej 71 laureatë, që nga koha e themelimit.

Çmimi i sotëm mbyll serinë e sivjetme të çmimeve Nobel.
XS
SM
MD
LG